Irani refuzon ndihmën e SHBA për koronavirusin: Jepini fund terrorizmit ekonomik dhe mjekësor

12:17 | 13 Mars 2020
Arditë Shkodra

Irani ka refuzuar ofertën e presidentit amerikan Donald Trump për ta ndihmuar në luftën kundër koronavirusit, duke e quajtur atë “hipokritik” dhe “rebelues” dhe duke akuzuar SHBA për terrorizëm ekonomik dhe mjekësor.

“Në vend të shfaqjeve hipokrite të dhembshurisë dhe bezdisë rebeluese, ju duhet t’i jepni fund terrorizmit tuaj ekonomik dhe mjekësor, në mënyrë që ilaçet dhe furnizimet mjekësore të arrijnë te personeli mjekësor dhe populli iranian,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi të premten e 12 marsit në televizionin shtetëror.

“Ne nuk kemi nevojë për mjekë amerikanë,” tha ai, duke shtuar se Irani ka stafin mjekësor më të mirë, më të guximshëm në botë.
Ndërkohë ditën e djeshme SHBA deklaroi se është e gatshme të ndihmonte Iranin në përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme