Bislimi paraqet projektbuxhetin para Komisionit, kundërshtohet nga ish-ministri Hamza

12:08 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, sot po shqyrton në parim i projektligji për ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Ndonëse për këtë procedurë të shqyrtimit pa u ngarkua Komisioni nga Kryesia e Kuvendit, anëtari i këtij Komisioni, Bedri Hamza tha se procedimi i buxhetit në këtë mënyrë nuk është në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“Nuk po them që nuk ka ndodhur edhe në të kaluerën, por për këtë proceduat nuk ka vendim dhe Kryesia nuk ka marr vendim përcaktim e shqyrtimit të buxhetit. Ne si komision nuk jemi te ngarkuar ende nga Kryesia. Nëse unë kam problem për trajtimin e këtij buxheti në këtë mënyrë të shpejt, besoj
që edhe kolegët tjerë kanë problem”, tha Hamza.

Ish-ministri i Financave ka kërkuar me u respektuar Rregullorja e Punës së Kuvendit.

Kundër shqyrtimit të projektit buxhetit ishte vetëm anëtar i këtij Komisioni nga PDK, Bedri Hazma, gjashtë anëtarë të tjerë dhe kryetari i këtij Komisioni Hekuran Murati ishin për.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi është duke e arsyetuar ndarjet buxhetore për vitin 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme