LSDM premton mbi 700 banesa sociale dhe ndihmë më të lartë sociale për 34 mijë amvisëri

11:41 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “politikat e LSDM-së janë për kujdes më të madh për të gjithë qytetarët dhe sigurim i një jete të dinjitetshme”.

“Në mandatin e ardhshëm katër vjeçar, LSDM do të vazhdojë me dinamikë më të fuqishme dhe politika konkrete që të kujdesemi për ata që kanë nevojë për ndihmë. Në këtë drejtim është edhe rritja e përfshirjes së ndihmës sociale në 34.000 amvisëri dhe pranues të shtesës së fëmijëve për rreth 65.000 fëmijë deri në fund të mandatit të ardhshëm”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti thonë se deri në vitin 2024, në arsim parashkollor do të përfshihen 60% e fëmijëve prej moshës 3-6 vjeçar ndërsa fëmijët nga familjen me të hyra të vogla do të lirohen nga pagesa për çerdhe.

“Për familjet e rrezikuara dhe çiftet e reja janë paraparë 777 banesa sociale”, shprehen nga LSDM duke shtuar se janë paraparë qendra për të moshuar në Shkup, Koçani dhe Probishtip.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme