Shkon i dehur në shtëpi, sulmon fizikisht gruan e tij

11:02 | 13 Mars 2020
A. B.

Raste të dhunës nuk janë të pakta në Kosovë.

Një i tillë ka ndodhur dje në Prizren, ku një mashkull nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, shkruan portali arbresh.info

Policia përmes raportit 24 orësh ka deklaruar se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Prizren 12.03.2020-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare . I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme