Ambasadori italian në Kosovës, Nicola Orlando ka vizituar sot Institutin e Shëndetësisë Publike në Prishtinë, ku ka dhuruar pajisje mjekësore për personalin shëndetësor në parandalimin e koronavirusit.
Nga ky donacion IKShP-ja përfitoi 550 maska, 325 mantela dhe 115 kutia me dorëza.
Naser Ramadani, falënderoj ambasadorin e Italisë që e ka ndihmuar Kosovën me material për personelin shëndetësorë.
“Ambasadori i Italisë në Kosovë ka sjellë për personelin shëndetësorë material mjekësor rroba mbrojtëse. Kjo ndihmë për ne është shumë e mirëseardhur e falënderojmë përzemërsisht . Dhuratën vëllazërore të shtetit Italian në këtë kohë të vështira.
Çdo dit do të bëjmë testime laboratorë janë të gatshme me kapacitetet tona, e që deri me tani nuk ka asnjë rast me koronavirus”, tha ai.
Ambasadori i Italisë, tha se Mjekët janë heronjtë të vërtet, sidoqoftë rreziku është shumë i madh dhe duhet të jenë të kujdesshëm.
“Mjekët janë heronjtë të vërtet, sidoqoftë rreziku është shumë i madh dhe duhet të jenë të kujdesshëm e përgëzojë qeverinë për hapat qe i ka ndërmarrë. Ne situata te vështira duhet të marrim edhe vendime të vështira, për te ndihmuar qe mos të përhapet virusi.
Ne vendin tim njerëzit janë duke bërë sakrifica te mëdha. Me këtë ndihmë të vogël është shenjë që Italia do te jetë gjithmonë afër jush”, tha ai./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...