Deri në dy vite burgim mund të dënohet të gjithë ata që gjatë kohës së epidemisë ose të ndonjë sëmundjeje ngjitëse nuk veprojnë sipas urdhrave apo vendimeve tjera të nxjerra në bazë të dispozitave të organit kompetent.
Kështu saktësohet në nenin 256 të Kodit Penal, shkruan arbresh.info.
Por, shumë nga kompanitë kosovare nuk kanë liruar nga puna punëmarrësit e tyre, prindër pavarësisht se kjo u rekomandua nga Qeveria e Kosovës në masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19.
Një punëtore e një marketi në Klinë ka thënë për arbresh.info se ky vendim nuk vleu për ta.
“Edhe unë edhe burri punojmë në sektorin privat, asnjërin nuk na kanë liruar nga puna. Fëmijët jemi detyruar t’i dërgojmë te familjarët tanë, urojmë që sa më shpejt të bëhet zgjidhje në të kundërtën do të kemi vështirësi”, ka thënë një punëtore në kushte anonimiteti.
E për të parë se sa është numri i ankesave të punëtorëve në Kosovë, arbresh.info të enjten ka pranuar të kontaktoj me Valon Lecin, ushtrues detyre i Kryeinspektorit të Punës por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.
Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se sipas njoftimeve ky rekomandim po zbatohet.
‘Unë edhe ju bëra thirrje sot, edhe në Odë Ekonomike edhe në çdo institucion, ishte edhe rekomandim i mëhershëm i Qeverisë së Kosovës të organizohen ekipet e punës por me sa po shohim deri tani është duke u respektuar”, ka thënë ai.
Rukiqi ka kërkuar nga bizneset të mos veprojnë në kundërshtim me vendimin.
“Siç e ka bërë me dije edhe Qeveria në rast se nuk respektohet prandaj mos t’i shkoj mendja dikujt të veproj në atë formë”, ka thënë Rukiqi
Ndryshe Qeveria e Kosovës në konferencë të jashtëzakonshme të mërkurën ka marrë disa vendime si masa parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19.
Ndër të tjera u mor vendim që të ndërpritet procesi mësimor për të gjitha nivelet ndërsa njëri nga prindërit të lirohet nga puna.
“Ndërprerja e procesit edukativo arsimor në institucionet arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri 27 mars 2020. Me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna”, thuhet në njoftim.
Por masa e fundit nuk vlen për punëtorët e sektorit të sigurisë dhe ata shëndetësore.
Madje këta të fundit nuk janë pajtuar me vendimin e Qeverisë teksa kanë kërkuar rishikimin e tij pasi 37% e të punëtorëve janë bashkëshort dhe të punësuar në institucione shëndetësore.
“FSSHK shpreh brengën njerëzore për punëtorët shëndetësor të cilët janë bashkëshort dhe të punësuar në institucione shëndetësore e numri i tyre në bazë të hulumtimit nga FSSHK është rreth 37%, duke kërkuar që për të njëjtit të kihet parasysh situata sepse janë prindër të fëmijëve të cilëve iu duhet përkujdesje andaj kërkojmë që të zbatohet vendimi për njërin prind, apo në rastin e mundur të bëhet riorganizimin i punës në mënyrë që njëri prind të kujdeset për fëmijët e tyre.
Punëtorët shëndetësor gjithmonë janë treguar të gatshëm, profesional, efektiv në respektimin e vendimeve madhore e sidomos në raste të tilla kur vendi ynë por edhe mbarë globi po përballet me Pandeminë e shkaktuar nga Corona Virus Covid-19,por masat përjashtuese nuk mund të vijnë në shprehje kur kemi të bëjmë me kujdesin ndaj fëmijëve tanë”, thuhet në reagim.
Ndryshe këto vendime nga u morën nga Qeveria e Kosovës si masë parandaluese pavarësisht se ende asnjë nga rastet e testuar nuk ka dalë pozitivë me Corona Virus Covid-19./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...