Raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, tha se Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit, dhe se dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe pa kushte.
Beyer theksoi se largimi i tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, duhet të bëhet po ashtu pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët.
Sa i përket asaj se pjesë e Këshillit te Evropës është edhe Rusia, e cila është përkrahëse e pakontestueshëm e Serbisë, dhe njëkohësisht sa e pengon kjo anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka theksuar se në mënyrë të ngjashme, të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës, kanë të drejta dhe detyrime, dhe kanë nevojë të trajtojnë njëri-tjetrin në një mënyrë të drejtë, dhe këtë e pres dhe e kërkojë edhe nga Rusia e Serbia, e gjithashtu edhe nga shteti anëtar i ardhshëm Kosova.
Ndërkaq, lidhur me diskutimet e mëhershëm të disa liderëve rajonal, për propozimin e shkëmbit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, Beyer e bëri të qartë se “Gjermania dhe unë personalisht kundërshtojmë idenë e propozuar për shkëmbim të tokës, apo shkëmbim të territoreve, dhe nuk do të mbështesim asnjë plan për ta realizuar atë”.
“Detyra ime si raportues është të bëj gjetje të fakteve dhe të dërgojë mesazhe nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, (PACE), si në lidhje me objektivat kryesore të Këshillit të Evropës, d.m.th. duke u përpjekur për sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Kam besim se jam në gjendje të udhëheq një numër diskutimesh të dobishme, dhe besoj se Qeveria e Kosovës, është e aftë dhe e gatshme t’i përmbushë detyrat e saj në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.
Sipas tij, Serbia dhe Kosova duhet të bëjnë hapa drejt njëri-tjetrit. Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, pa kushte. “Kjo do të thotë, se asnjë vend nuk duhet të vendosë parakushte para se të fillojnë bisedimet përsëri. Kur bëhet fjalë për konceptin e reciprocitetit, për shembull, heqja e tarifave të vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, duhet të hiqet pa kushte, siç kërkohet nga Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të tjerët. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Nuk është koha për t’i shërbyer klientelës së dikujt, por për të bërë atë që është më e mira për vendin e dikujt. Të dyja palët duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë. Kam besim se Kosova dhe Serbia do të gjejnë një mënyrë praktike dhe të kujdesshme për ta çuar procesin përpara së shpejti”.
“Gjermania dhe unë personalisht kundërshtojmë idenë e propozuar për shkëmbim të tokës, apo shkëmbim të territoreve, dhe nuk do të mbështesim asnjë plan për ta realizuar atë”.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...