Google ADS

SHBA: Rreth 100 mijë njerëz të prekur nga koronavirus në Ohio

01:55 | 13 Mars 2020
Trina Galanxhi

Një zyrtare e lartë shëndetësore në Ohio vlerësoi se më shumë se 100 mijë njerëz janë të prekur nga koronavirusi në këtë shtet.

Drejtoresha e Departamentit të Shëndetit të Ohajos, Amy Acton tha në një konferencë për shtyp përkrah Gov. Mike DeËine (R) se duke pasur parasysh se virusi po përhapet në komunitetin në Ohio, ajo vlerëson të paktën 1 përqind e popullsisë në këtë shtet janë të prekur nga virusi, transmeton portal arbresh.info

“Ne e dimë tani, vetëm fakti i përhapjes së komunitetit, thotë se të paktën 1 përqind, të paktën, 1 përqind e popullsisë sonë po bart këtë virus sot në Ohajo”, tha Acton. “Ne kemi 11.7 milion njerëz. Pra, matematika është mbi 100,000. Kështu që kjo thjesht ju jep një kuptim se si ky virus përhapet dhe po përhapet shpejt”.

Ajo shtoi se testimi i ngadaltë do të thotë që shteti nuk ka numrat e verifikuar mirë.

LEXO EDHE: Koronavirusi izolon edhe Norvegjinë

Në lidhje me testimin për koronavirus, administrata e Trump është duke u kritikuar shumë.

Dr. Anthony Fauci, një zyrtar i lartë i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, pranoi që SHBA ka dështuar në testimin e njerëzve për koronavirus.

Sipas ekspertëve, disa njerëz e kalojnë këtë sëmundje pa dhënë simptoma dhe rreth 80 përqind e të të prekurve nuk përfundojnë në spital.

Sidoqoftë, virusi mund të jetë vdekjeprurës veçanërisht për njerëzit e moshuar dhe ata me problem shëndetësore./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme