Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta sonte (e enjte) kuptoi që është një ndër të prekurit e koronavirusit.
Faqja zyrtare e Arsenalit përmes një njoftimi ka konfirmuar se tekniku spanjoll është prekur nga koronavirusi dhe janë duke punuar për ta shëruar, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Arteta ka thënë se është i zhgënjyer dhe do rikthehet në mundësinë e parë që i lehojet.
“Kjo është vërtetë zhgënjyese, por e mora testin pasi u ndjeva keq. Do të kthehem në punë sa më shpejtë që të më lejohet”, theksoi ai.
Arsenal ka konfirmuar se nuk do të zhvillojë disa nga ndeshjet e radhës.
Kujtojmë se tërë ekipi i parë ka hyrë në izolim sepse kanë pasur kontakt me Artetan./arbresh.info.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...