Pak orë para se të paralizohet lëvizja e automjeteve në tirane dhe disa qytete, situata në kryeqytet mbremjen e se enjtes ngjasonte me shume te tjera me pare.
Makinat me targa të huaja janë objekt i kontrolleve të policisë, të cilët verifikojnë çdo të kthyer nga Italia e Greqia në dy javët e fundit, duke u rekomanduar të vetëkarantinohen.
Postblloqet e uniformave blu e ato të ushtrisë janë vendosur në rrugët kryesore të Tiranës, e sidomos në ato zona ku lëvizja është edhe më e madhe.
Edhe pse këshillat kanë qenë të shumta që qytetarët të mos dalin nga shtëpia kur nuk është e nevojshme, e sidomos të mos lëvizin nga një qytet në tjetrin për të mos pasur përhapje në masë të koronavirusit, duket se kjo gjë nuk po i bind ata.
ABC News bëri një vëzhgim në orët e vona të kësaj të enjteje, por ajo që u vu re, ishte lëvizja në masë e mjeteve në rrethrrotullimin e ish sheshit “Shqiponja”, në drejtim të autostradës Tiranë-Durrës.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll