Shqipëri, rritet në 23 numri i të prekurve me koronavirus, 18 prej tyre vetizolohen në shtëpitë e tyre

22:57 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Ka shkuar në 23 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shqipëri. Top Channel ka mësuar se gjatë 24 orëve të fundit pas kontrolleve kanë rezultuar pozitiv edhe 8 persona të tjerë.

Pasditen e djeshme nga ministria e Shëndetësisë u konfirmua se numri i të prekurve ishte 15 ndërsa sot ka shkuar në 23. Për rastet e reja të të prekurve ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë të cilët njoftojnë se nga rastet e reja, 2 janë në Durrës, 2 në Elbasan, 1 në Rrogozhinë dhe 3 në Tiranë

“Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 145 raste për COVID-19 dhe në total janë gjithsesj 298 raste të testuara. Deri në këto momente 23 raste kanë rezultuar pozitiv për COVID-19”.

Njoftimi u bë publik gjatë komunimit të përditshëm nga zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli. 5 prej ndodhen në spitalin Infektiv në Tiranë (3 rastet nga i identifikuari i parë me COVID-19, një rast tjetër, 31 vjeçari me banim në Tiranë, me histori udhëtimi me Italinë dhe një grua 45-vjeçare nga Rrogozhina, me histori udhëtimi me Italinë). Gjendja e tyre deri në këto momente është e stabilizuar. Ndërsa 18 raste të tjera (në total) që kanë rezultuar pozitiv janë të vetëizoluar në shtëpi pa probleme të veçanta.

Shpërndarja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 është si vijon:

Tiranë – 16 raste

Durrës – 3 raste (njera prej të cilave ka ndërruar jetë)

Lushnje – 1 rast

Elbasan – 2 raste

Rrogozhinë – 1 rast

Të gjitha rastet kanë pasur histori udhëtimi me Italinë.

Sikundër e përmendëm 5 prej këtyre personave nga Tirana dhe Rrogozhina ndodhen të shtruar në spitalin Infektiv. Pjesa tjetër ndodhen të vetëizoluar në shtëpi. 2 rastet e reja të Durrësit janë pacientë që kanë patur kontakt me spitalin (të ndjerën), por nuk kanë shenja të sëmundjes dhe janë të vetëizoluar në shtëpi.

Lidhur me mjekët dhe infermierët e Durrësit 50 testet nga kampioni i parë i kryer në Durrës rezultuan negativë. Do të vijojmë me gjurmimin e rasteve.

Numri i personave në vetëizolim është 18. Numri i personave në vetëkarantimim është 134.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme