Shkaku i pandemisë, Ledri publikon albumin më herët

22:18 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Përhapja e COVID-19 apo koronavirusit në mbarë botën e po ashtu edhe në Shqipëri, ka bërë që shumë nga qytetarët të mbyllen në shtëpi për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

Ndërsa ditët do jenë më monotone dhe më pasive, reperi Ledri Vula ka menduar që në këtë kohë pandemie të ju argëtojë paksa me muzikën e tij.

Ai në rrjetet sociale bën të ditur se nga sot në mesnatë do të mund të dëgjoni këngët e albumit më të ri.

Reperi i popullarizuar, që njihet edhe për anën e tij humane, edhe këtë herë e dëshmon se para gjithçkaje për të janë admiruesit e muzikës së tij.

Albumi “10/10”, siç tregon Ledri, ishte paraparë të publikohet më 10 prill, por ai ka vendosur ta ndajë me adhuruesit në këto ditë të vështira.

“Albumi 10/10 , i cili ka qëndruar me mua shumë kohë, mendoj që tash e tutje duhet të qëndrojë me ju”, ka shkruar Ledri në llogarinë e tij në Instagram.

Në fund, reperi po ashtu pati një mesazh për të gjithë shqiptarët duke shkruar, “Vjen koha që na shumë shpejt mu kthy në jetët tona normale, vjen koha që na me u pa e me u përqafu shumë shpejt si gjithë“.

Albumi “10/10” do të publikohet në Spotify, AppleMusic dhe të gjitha platformat e tjera online. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme