Lojtarët, stafi dhe punëtorët e Juventusit janë izoluar në shtëpi.
Pas testit pozitiv për koronavirus që i doli mbrojtësit, Daniele Rugani, 121 persona që janë në “Zonjën e Vjetër” janë izoluar, transmeton portali arbresh.info.
Lajmin e ka konfirmuar klubi përmes një postimi në Twitter.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1238173315073794048
“Duke parë lajmet e djeshme dhe testin pozitiv të lojtarit, Daniele Rugani me koronavirus. 121 lojtarë, duke përfshirë futbollistët, stafin, drejtorët dhe punëtorët janë izoluar në shtëpi”, ishte njoftimi i klubit.
Kujtojmë që këtë javën e ardhshme Juve duhej përballur me Lyon në Ligën e Kampionëve, por ndeshja është suspenduar./arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...