Kryeministri Edi Rama ka thënë se për fasonët dhe call center nëse mendojnë se do dëmshpërblehen nga shteti për mbylljen e tyre gjatë kësaj kohe, gabohen.
“Po ju shpjegoj se nesër edhe fasonët dhe call center do ta kenë të ndaluar të qarkullojnë punonjësit e tyre. Faktikisht nesër duhet të jenë të mbyllur. Nga fillimi i javës së ardhshme do të fillojnë inspektimet për sigurinë dhe nëse standardet, që janë të thjeshta nuk do të garantohen do të marrim masa drastike, që do të bien në shpatullat e pronarëve, duhet ta harrojnë që mund të kërkojnë nga shteti para për shkak të mbylljes se nuk është mbyllje që vjen si rezultat i kërkesës së shtetit në kohë të zakonshme, por që mund të vijë si rezultat i moszbatimit të rregullave të këtij momenti dhe mos vënies në jetë të këshillave. Është pa përgjegjshmëri që nuk mund të shpërblehet, por do të ndëshkohet.
Të dezinfektohen vendet e punës dhe të shkurtohen distancat. Nëse mbyllim bare, restorante, lokale dhe shmangim lëvizjet. Aty ku është e mundur që puna të bëhet në distancë është gjëja më e mirë dhe e shpejtë” tha Rama.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...