Shkollat, kolegjet dhe ndërtesat e tjera publike në Republikën e Irlandës do të mbyllen për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Taoiseach (kryeministri irlandez) Leo Varadkar tha se masat hyjnë në fuqi nga ora 18:00 e ditës së enjte deri më 29 mars, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha se Irlanda Veriore dhe Mbretëria e Bashkuar do të informohen për zhvillimet.
Vdekja e parë e lidhur me koronavirusin në Irlandë – duke përfshirë një grua të moshuar me kushte themelore shëndetësore – u njoftua të mërkurën.
Ndërkohë dy persona të tjerë kanë vdekur në Britani të Madhe pas testimit pozitiv për koronavirusin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10.
Tani ka 590 raste të konfirmuara në MB.
Të enjten edhe dy raste të tjera u diagnostikuan në Irlandën Veriore, duke e çuar në 20./arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...