Google ADS

Ministri Vitia: Kosova vendi më pak i rrezikuar nga koronavirusi

16:04 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia,  ka mbajtur konferencë për media lidhur me situatën rreth koronavirusit, në Kosovë.

Vitia tha se deri më tani nuk ka asnjë rast në Kosovë me koronavirus.

Po ashtu bëri të ditur se sot të gjitha institucioneve do tu dërgohet qarkorja me njoftime.

“Lajmi i mirë është që deri me tani nuk kemi asnjë rast me koronavirus qeveria e Kosovës ka vendosur të merr këto masa që kanë për qellim parandalimin e koronavirusit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Sot të gjitha institucioneve do tu dërgohet qarkorja me njoftime. Ju lus që angazhimin tonë ta kuptoni. Gjithashtu sipas rezultateve të OBSH-së Kosovë është në vendin me pak i rrezikuar nga koronavirusi. Apelojmë tek qytetarët të na mirëkuptojnë. Së shpejti qytetarët do të marrin një numër përmes sms dhe të informohen me këshilla të nevojshme se si të veprojnë rreth koronavirusit”, tha Vitia

Gjithashtu ka njoftuar se kanë ardhur maska për personelin shëndetësorë.

“Fillim të kësaj jave ka mbaruar tenderimi ne masa shtesë, dhe jam njoftuar se kanë ardhur maska dhe do të vijnë edhe mjete tjera për personelin shtesë”, tha Vitia.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe specialistë të fushës së shëndetësisë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme