Ministri i Brendshëm i Australisë infektohet me koronavirus

09:44 | 13 Mars 2020
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm i Australisë është infektuar me koronavirus.

Në një deklaratë ditën e sotme, ministri Peter Dutton tha se u zgjua këtë mëngjes me një temperaturë dhe dhimbje të fytit dhe u testua më pas për COVID-19.

Sipas politikës së Queensland Health, “kushdo që rezulton pozitiv duhet të pranohet në spital dhe unë kam respektuar këshillat e tyre,” tha Dutton.

Ai shtoi se ndihet mirë dhe do të sigurojë një azhurnim në kohën e duhur.

 

Të ngjashme