WHOI, instituti jo fitimprurës për hulumtime dhe arsim të lartë në SHBA që është i fokusuar në të gjitha aspektet inxhinierie, ka zbuluar që ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik.
Derisa drejtori ekzekutiv Mark Abbott zbuloi që hakerët kanë arritur të fitojnë akses në të dhënat dhe e-mail adresat e institutit, këshilltari gjeneral Christopher Land tha se ende nuk ka prova që të dhënat e vjedhura janë keqpërdorur, shkruan arbresh.info.
Ja vlen të ceket se WHOI gjithashtu kryen punë të klasifikuar edhe për Departamentin e Mbrojtjes, që sipas Landit ato të dhëna të asaj pune janë të sigurta.
Hakimi është zbuluar në muajin qershor të këtij viti, pasi instituti punësoi kompaninë për sigurime kibernetike Mandiant për të nisur hetimet, që janë duke vazhduar ende. Abboutt zbuloi gjithashtu që evidenca që ata kanë akumuluar të dhëna deri tani tregon që qartë që është fjala për hakerët kinez.
Ky zbulim erdhi pas njoftimit të presidentit kinez Xi Jinping që ata janë duke punuar me qeveritë e Shteteve të Bashkuara për të ndalur krimet kibernetike./arbresh.info
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...