Si ndikon koronavirusi te fëmijët, gratë shtatzëna dhe gratë që ushqejnë fëmijët me gji

14:41 | 12 Mars 2020
Trina Galanxhi

Ditët e fundit, shumë dezinformata janë shfaqur nëpër media të ndryshme në lidhje me koronavirusin, i cili shkakton frikë dhe panik.

UNICEF ka postuar disa përgjigjje në lidhje me pyetjet më të rëndësishme rreth sëmundjes që ka mbërthyer një pjesë të madhe të botës, transmeton portal arbresh.info

A ndikon COVID-19 tek fëmijët?

Ky është një virus i ri dhe ende nuk dihet nëse i prek fëmijët dhe gratë shtatzëna. Ne e dimë që është e mundur që njerëzit e çdo moshe  të preken nga virusi, mirpo sipas statistikave fëmijët nuk janë prekur deri më tani.

Çfarë duhet të bëj nëse fëmija  ka simptomat e  COVID-19?

Menjëhere thirrni mjekun edhe nëse është sezonë gripi. Vazhdoni të mbani në rregull higjenën personale, të fëmijës dhe të shtëpisë, transmeton portal arbresh.info

Ashtu si me infeksionet e tjera të frymëmarrjes, siç është gripi, kërkoni këshillë mjekësore që në fillim nëse ju ose fëmija juaj ka ndonjë simptomë. Shmangni vendet publike, si shkollat, kopshtet dhe vendet me shumë njerëz.

A duhet të qëndrojë fëmija në shtëpi?

Nëse fëmija juaj ka simptoma, më parë kërkoni ndihmë mjekësore dhe ndiqni këshillat e mjekut. Ashtu si me infeksionet e tjera të frymëmarrjes si gripi, fëmija juaj duhet të pushojë në shtëpi për aq kohë sa ai ka simptoma dhe të shmangë shkuarjen në vende publike për të mbrojtur të tjerët nga përhapja.

Në qoftë se nuk janë dhënë këshilla të shëndetit publik ose paralajmërime të tjera përkatëse ose këshilla zyrtare për të marrë pjesë në klasa, dhe fëmija juaj nuk tregon simptoma të tilla si ethe ose kollë, është më mirë që fëmija të shkojë në shkollë.

Kjo përfshin rregullisht larjen e duarve, mbulimin e kollës ose teshtitjeve me një bërryl të përkulur ose shami, e cila pas përdorimit duhet të hidhet në një kovë të mbyllur pa prekur sytë, gojën ose hundën.

LEXO EDHE: Rritet numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, 8 persona të infektuar brenda 24 orëve

A mund ta transmetojnë gratë shtatzëna koronavirusin tek fëmijët e tyre të palindur?

Në këtë pikë, nuk ka prova të mjaftueshme për të konfirmuar nëse virusi transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë shtatëzanisë ose nëse është një ndikim i mundshëm që mund të ketë tek fëmija. Ky është aktualisht nën hetim.

Gratë shtatzëna duhet të marrin masat e duhura për të mbrojtur veten nga ekspozimi ndaj virusit dhe të kërkojnë kujdes mjekësor herët nëse shfaqen simptoma të tilla si ethe, kollë ose gulçim.

A është i sigurtë ushqimi me gji nëse nëna është e prekur me koronavirus?

Të gjitha nënat në zonat e prekura dhe të rrezikuara që kanë simptoma të etheve, kollës ose gulçimit duhet të kërkojnë kujdes mjekësor herët dhe të ndjekin udhëzimet e një mjeku.

Duke marrë parasysh përfitimet e ushqyerjes me gji dhe rolin e papërfillshëm të qumështit të gjirit në transmetimin e viruseve të tjerë të frymëmarrjes, nëna mund të vazhdojë të ushqehej fëmijën me gji, duke marrë të gjitha masat e nevojshme.

Nënat që ushqejnë fëmijët me gji, duhet të mbajnë maskë kur ushqejnë foshnjën, duhet të lajnë duart para dhe pas kontaktit me foshnjën (përfshirë ushqyerjen) dhe pastrim / dezinfektim të sipërfaqeve të kontaminuara. Kjo duhet të zbatohet në të gjitha rastet kur dikush me COVID-19 të konfirmuar ose të dyshuar komunikon me të tjerët, përfshirë fëmijë.

Nëse nëna është shumë e sëmurë, ajo duhet të inkurajohet të kullojë qumështin dhe t’i japë fëmijës me një filxhan ose lugë të pastër, ndërsa aplikon masa mbrojtëse nga infeksioni./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme