Google ADS

OEK: Kosova ka sasi të mjaftueshme të produkteve, të mos rriten çmimet

14:20 | 12 Mars 2020
A. B.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se nuk ka nevojë të krijojmë një taskforcë për shqetësimet e bizneseve dhe konsumatorëve.

Rukiqi ka shtuar se këtë kërkesë e kanë edhe nga bizneset, shkruan arbresh.info

“Ne do ta krijojmë edhe një tasforcë të brendshme, për arsye se edhe dje ka pasur shqetësime dhe faturë. Edhe bizneset kanë kërkuar që të bëhet identifikimi dhe dënimi i tyre pasi jo të gjitha janë duke i rritur çmimet”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se produktet janë në sasi të mjaftueshme.

“Nuk ka shqetësim, të gjitha produktet janë në sasi të mjaftueshme dhe po importohet vazhdimisht”, ka thënë ai.

Ndryshe, kujtojmë që pas përhapjes së koronavirusit është ngritur shqetësimi se Kosovën mund ta kaploj një krizë ekonomike./ arbresh.info/

Të ngjashme