Inter dhe Suning dhurojnë 300 mijë maska dhe produkte tjera përcjellëse në luftën ndaj coronavirusit

13:09 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Interi dhe grupi që ka në pronësi klubin, Suning, u kanë dhuruar institucioneve të kujdesit në Itali 300 mijë maska dhe produkte të tjera sanitare.

Kjo po bëhet që të luftohet sa më shumë përhapjes e shpejtë e coronavirusit.

“Shpresojmë që eksperienca e Kinës në përballimin me efikasitet të situatës së shkaktuar nga coronavirusi, të ndihmojë sadopak Italinë në ndalimin e përhapjes me shpejtësi të këtij virusi”, ka thënë Zhang në kanalin zyrtar të klubit.

Ai ka shkruar edhe në Instagram duket kërkuar që të jenë të bashkuar në këtë betejë të coronavirusit.

“Ne do të vazhdojmë dhe forcojmë kontributin tonë për të mbështetur botën në këtë periudhë të vështirë” .

Inter

@Inter

? | MASCHERINE

Inter e @suning_int hanno deciso di donare al @DPCgov 300.000 mascherine ad uso medico e altri prodotti sanitari al fine di fronteggiare l’emergenza legata alla diffusione del Coronavirus

Il comunicato ? http://bit.ly/2vdPH51 

Inter e Suning a fianco del Dipartimento Nazionale della Protezione Civile per fronteggiare…

Il Club nerazzurro e Suning International donano 300mila mascherine ad uso medico e altri prodotti sanitari al Dipartimento Nazionale della Protezione Civile

inter.it

915 people are talking about this

“Nuk ka rëndësi se cilin ekip e mbështet, nuk ka rëndësi se nga vjen. Sot dhe gjithnjë, ne do të luftojmë si një ekip ”, ka thënë presidenti i klubit, Steven Zhang.

Më herët ai kishte dhuruar edhe 100 mijë euro për Departamentin e Shkencës dhe Bio-mjekësisë në Milano. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme