Koronavirusi prek edhe anëtarin e McLaren, tërhiqen nga Çmimi i Madh i Australisë

13:20 | 12 Mars 2020
A. B.

Çmimi i Madh i Australisë është vënë në dyshim sot kur McLaren u tërhoq në mënyrë dramatike nga gara pasi një prej anëtarëve të ekipit të tyre u testua pozitiv për koronavirus.

Mbetet të shihet nëse skuadrat e tjera do ta ndjekin këtë dhe të shkaktojnë anulimin e garës për hapjen e sezonit të dielën, shkruan “The Independent” transmeton portali arbresh.info

Një anëtar i stafit kishte treguar shenja simptomash të këtij virusi pasi fluturoi nga Mbretëria e Bashkuar për në Melburn përmes një ndalese në Azi, dhe ekipi me bazë Woking konfirmoi që rezultatet e provës konfirmuan se ata kishin Covid-19.

Individi është anëtari i parë i paddock i Formula 1, që kontrakton virusin, ndërsa ekipi mori një vendim të menjëhershëm për t’u tërhequr nga gara, edhe pse personi ka qenë në izolim që nga fillimi i shenjave të koronavirusit.

Anëtari i ekipit u izolua sapo filloi të shfaq simptoma dhe tani do të trajtohet nga autoritetet lokale të kujdesit shëndetësor.

Pandemia ka prekur pothuajse të gjitha sportet, derisa masat kanë filluar të merren nga të gjitha autoritet përkatëse. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme