Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikson, ka njoftuar se vendi do të mbyllë të gjitha kopshtet, shkollat dhe universitetet për dy javë, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.
Në një konferencë për shtyp të mërkurën në mbrëmje, Frederiksen tha që punonjësit e sektorit publik që nuk kryejnë funksione kritike do të dërgohen në shtëpi me pushim të paguar, ndërsa ata në sektorin privat do të inkurajohen të punojnë nga shtëpia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarjet e e organizuara me 100 ose më shumë pjesëmarrës, do të ndalohen gjithashtu, si pjesë e masave të ashpra të që po prezantohen nga e hëna.
Megjithëse nuk ka pasur vdekje nga coronavirusi në Danimarkë, numri i rasteve po rritet me shpejtësi.
“Në rrethana normale, një qeveri nuk do të paraqiste masa të tilla, mirëpo, jemi në një situatë të jashtëzakonshme”, ka shkruar Frederiksen.
Ky vendim vjen pasi Autoritetet e Sigurisë së Pacientëve në Danimarkë, raportuan të mërkurën 442 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në karantinë në 1,303.
Kujtojmë se Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur coronavirusin pandemi globale.
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...