Kryetarët e partive politike në vend, sot do të mbajnë takim koordinues me kryeministrin teknik Oliver Spasovski.
Në takim do të marrin pjesë të gjithë udhëheqësit e partive politike, Zoran Zaev, Hristijan Mickoski, Ali Ahmeti, Bilall Kasami, Menduh Thaçi, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim do të diskutohet në lidhje me masat për përballje me coronavirusin.
Gjithashtu pritet që të flitet edhe për zgjedhjet e 12 prillit.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje në konferencë për shtyp deklaroi se nuk mund të thuhet nëse do të mbahen ose zgjedhjet. Ndërsa në pajtim me afatet, fushata zgjedhore duhet të fillojë më 23 mars.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...