Qeveria britanike do të shpenzojë miliarda funta si përpjekje për të kufizuar ndikimin e Coronavirusit në ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo është bërë e ditur nga shefi i financave të vendit.
Rishi Sunak, i emëruar në krye të financave britanike muajin e kaluar, i tha Parlamentit se do të vendosë në dispozicion 7 miliardë funta për të mbështetur tregun e punës dhe një 5 miliardë funta shtesë për të ndihmuar sistemin e kujdesit shëndetësor
Përhapja e virusit, e cila u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, po ushtron shumë presion mbi të gjitha ekonomitë kryesore globale duke goditur ndjeshëm zinxhirët e furnizimit, kërkesën për udhëtime, si dhe duke nxitur blerjet e panikut në lidhje me konsumin.
Ekonomistë dhe organizata të ndryshme, të tilla si OECD, kanë rishikuar në rënie parashikimet e tyre të rritjes botërore si rezultat i situatës, duke theksuar se gjendja do jetë vërtet e vështirë.
Sunak gjithashtu njoftoi një stimulim fiskal prej 18 miliardë funta si lehtësi fiskale për të mbështetur ekonominë britanike, duke bërë që stimuli total fiskal të arrijë në nivelin e 30 miliardë funtave. Organi publik britanik, Zyra për Përgjegjësi Buxhetore, e quajti këtë shumë, si stimulin më të madh që nga viti 1992. /Telegrafi/
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...