Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99” dorëzon padi për krimet e luftës

07:37 | 12 Mars 2020
Arbresh.info

Përfaqësuesit nga Shoqata për Krime Lufte “Gjakova 98-99”, dorëzojnë kontingjentin e 14-të të padive kundër kriminelëve serb.

Siç njoftohet janë 100 padi të ngritura nga qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe të Rahovecit.

Këto padi do të dorëzohen në Policinë e Kosovës- Departmenti i Krimeve të Luftës.

Kësaj radhe do të dorëzohen shtesë dosje:

1.Dosjet lidhur me krimet e datës 7, 8, 9, 10 maj 1999, ku janë të ekzekutuar dhe masakruar 97 persona, si dhe të arrestuar gjatë kësaj periudhe, një numër i madhë i qytetarëve të Komunës së Gjakovës (247), ku më pas disa janë liruar dhe të tjerët janë mbajtur peng, në këtë dosje do të dorezohen edhe formularët e përgatitur të personave të vrarë në Burgun e Dubraves.

  1. Dosja e 112 fëmijëve të vrarë në Komunën e Gjakovës gjatë periudhes 1998-1999
  2. Dosja e kriminelëve pjesmarrës të datë 7 ,8,9 dhe 10 Maj 1999 dhe atyre që kishin bartur kufomat duke i varrosur dhe zhvarrosur me urdhërat e urdhërdhënësve kriminale serbe.

 

Të ngjashme