Koronavirusi është shëndrruar në një frikë të vërtetë për të gjithë.
Një mjeke e cila punon në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se të gjithë ata që punojnë në spitale janë të rrezikuar nga koronavirusi.
Dafina Krasniqi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të luten për ta.
Ky është postimi i plotë i saj:
Mjekët dhe infermierët shoferet e spitalit infektives e pastaj gjithë bluzat e bardha që do të përballen me virusin koronë.
Kemi edhe ne frikë.
Kemi familje po si të gjithë edhe NE nuk jemi prej guri.
Por, ndryshe nga të gjithë kemi bërë një betim.
E ndryshe nga të gjithë, e dijmë se jemi shpresa e vetme për njerëzit që do të kenë fatin e keq të preken rëndë.
Ju na keni lincuar,akuzuar, përcudnuar, urryer, i përzënë, poshtëruar, por sot është koha të luteni per ne, po po, lutuni që të kemi sa më shumë fuqi.
Lutuni që të mos dorëzohemi Lutuni që të jemi mbinjerëzore.
Lutuni për ne,sepse luteni për veten.
Ne do duhet të përballojme jo vetëm semundjen, por edhe panikun, stresin dhe papergjegjshmerine tone, të njohur tashme.
Jemi heronjtë e juaj!
Por nga sot, na duhen mbiheronj, sepse nuk dihet sa ditë do të punojmë pa ndaluar.
Lutuni për këtë… kërkoni dhe ndjesë, diku mes lutjesh./orainfo/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës