Bob Weighton, burri britanik nga Hulli, rikujton krizën që filloi përgjatë rinisë së tij, pasi ushtarët që shërbyen në Luftën e Parë Botërore u kthyen në shtëpi dhe sollën sëmundjen me vete, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Rreth një e treta e popullsisë globale ishte e infektuar me gripin pandemik, e cila shkaktoi vdekjen e gati 100 milionë njerëzve në të gjithë botën.
111-vjeçari, i cili ka përjetuar dy luftërat botërore, ngritjen dhe rënien e Bashkimit Sovjetik dhe shpikjen e internetit, ka filluar të lajë duart më shpesh dhe duke përdorur një furçë për të pastruar thonjtë e tij.
“Jam shumë i shqetësuar për koronavirus – të gjithë duhet të jenë,” tha ai.
“Unë duhet të shqetësohem për veten time, kam jetuar mjaft gjatë. Por jam më i shqetësuar për fëmijët dhe nipërit e mi”, shtoi tutje ai.
“Numri i njerëzve që vdesin në Kinë është i frikshëm. Por në Evropë dhe gjetkë, numrat ende kanë arritur në milionë, sikurse nga gripi spanjoll”, deklaroi burri më i vjetër në botë.
Ai uron që kurrë të mos ndodh një gjendje e tillë, derisa rekomandon të gjithë që të mos shqetësohen jashtëzakonisht shumë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...