Google ADS

Gjuetarët vrasin dy gjirafa unike në Kenia

22:03 | 11 Mars 2020
Arbresh.info

Disa gjuetarë të armatosur kanë vrarë dy specie të gjirafës jashtëzakonisht të rrallë të bardhë, një gjirafë femër dhe të voglin e saj, në verilindje të Kenias, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjirafa nënë u gjet në një “gjendje skeletore” pasi ishte vrarë nga gjuetarët në qytetin veriorlindor Garissa të Kenias, raportoi të martën e përditshmja me bazë në Kenia, “The Star”.

Megjithëse në vitin 2016, një gjirafë e bardhë raportohej se ishte parë në Parkun Kombëtar Tarangire të Tanzanisë, që nga ajo kohë nuk ka dalë asnjë raport për fatin e saj dhe konservimi “Ishaqbini Hirola” thotë se specia keniane është e fundit në të gjithë botën.

Gjirafat jashtëzakonisht të rralla u panë për herë të parë në vitin 2016, duke bërë tituj në të gjithë botën në vitin 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme