Google ADS

OBSh-ja e shpalli pandemi, Qeveria thotë se Kosova ende nuk ka ndonjë rast të konfirmuar

20:24 | 11 Mars 2020
arbresh.info

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija, ka konfirmuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës se ende nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

“Deri në këtë moment nuk kemi asnje rast te konfirmuar me Covid-19 por”, është shprehur Vitija.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sot virusin korona, apo COVID-19 si pandemi.

Për këtë edhe institucionet e Kosovës kanë marrë disa masa.

“Organizata Botërore e Shëndësisë e ka shpallur situatë pandemike. Dhe, Komiteti ka vendosë që të merren masa paraprake”, është shprehur Vitija./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme