Kanadaja njoftoi se ka ndarë një miliard dollarë në fonde federale për të luftuar koronavirusin e ri COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas gazetës Toronto Star, paratë, të njoftuara nga kryeministri Justin Trudeau, do të drejtohen në provinca dhe territore në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit të njohur si COVID-19.
“Kjo përfshin 200 milionë dollarë për burime si maskat kirurgjikale dhe mburojat e fytyrës dhe 275 milionë dollarë për hulumtime, përfshirë zhvillimin e vaksinave dhe provat klinike”, shkroi gazeta kanadeze.
Kanadaja të hënën konfirmoi vdekjen e parë nga virusi, ndërsa deri më tani janë regjistruar 90 raste të infektimit.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinë, dhjetorin e kaluar, koronavirusi tani është përhapur në më shumë se 100 vende.
Numri global i vdekjeve tani ka kaluar shifrën 4.300, me mbi 120.000 raste të konfirmuara.
Të hënën, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se duke pasur parasysh numrin e vendeve të prekura nga virusi, “kërcënimi i një pandemie është bërë shumë i vërtetë”.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të