Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se asnjë nga shtatë rastet e dyshuara me Koronavirus nuk janë pozitive.
Sipas IKSHPK-së, gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar shtatë mostra të dyshimta për Koronavirus, mirëpo pas analizave të kryera, të shtatë rastet e testuara kanë rezultuar negative.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë testuar 7 mostra të dyshimta për Koronavirus .Pas analizave të kryera, të 7 (shtatë) rastet e testuara kanë rezultuar negative”, thuhet në njoftim.
Sikurse edhe ditëve të kaluara, MSh dhe IKSHPK bëjnë të ditur se do ta njoftojnë në kohë reale publikun për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre. /arbresh.info
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...