Deputeti i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të thellojë marrëdhëniet me Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Limaj ka thënë se nuk është rasti i njëjtë i tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani me tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova.
Limaj tha se Kosova vet e ka kërkuar prezencën e Amerikës këtu, ndërsa në Afganistan kërkohet largimi i tyre.
“Në Kosovë ne i kemi ftuar me dekada me na ndihmu e me na çliru. Pretendimet tona janë që ata me vazhdu me qendru, të qëndrojnë këtu edhe për siguri”, ka thënë Limaj.
Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se nuk kanë guxim për të marrë vendime.
“Për juve ka fillu shteti më 6 tetor edhe më 3 shkurt. Nisjani more silluni si shtet. Merrni vendim. A opozita ka me kritiku, por vendimet ju duhet ti merrni. A i hiqni a s’i hiqni është vendimi i juaj, ne i komentojmë vendimet e juaja. Qu merrni vendime. E ne jemi këtu për ta vlerësuar.
Limaj ka cituar Elvis Hoxhën këshilltarin e Kurtit i cili tha sot se taksa është bishti i dardhës që duhet me gëlltitë e ma na mbet në fyt
“Veç bishtin e dardhës jeni tu e pa. Kuku kuku çka keni me përbi. Edhe dardhën keni me e përbi”, tha Limaj.
Sot pritet të fillojnë punimet në rrugën “Rexhep Luci” në Pr...
Sot mbahet takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të ...
Parashikimi i motit për sot
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...