Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme në Laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare janë duke u testuar 7 mostra dhe në orët e mbrëmjes do të dalin rezultatet.
Deri tash nuk ka asnjë rast të konfirmuar me virusin COVID-19.
Prandaj, duke qenë që për këto raste nuk ka ende rezultate, lusim mediat dhe publikun që të jenë të durueshëm dhe të marrin informacione nga burimet zyrtare që janë MSh dhe IKSHPK.
Sikurse edhe ditëvë të kaluara, publiku në Kosovë do të njoftohet në baza ditore për rastet e testuara për Koronavirus dhe rezultatet e tyre.
Gjithashtu edhe ministria e Shëndetësisë, me qëllim të rritjes së vigjilencës ndaj koronavirusit, ju bën thirrje qytetarëve të vendit që t’i shtyejnë apo t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të Koronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi), të shmangin grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e Koronavirusit.
Por, në këtë komunikatë për media Ministria e Shëndetësisë nuk e ka demantuar lajmin se në Kosovë nuk ka të infektuar me koronavirus.
Ministria do të ju informojë në vazhdimësi për masat e ndërmarra kundër koronavirusit dhe ju bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth Koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare. /arbresh.info/
Lexo:
Ekskluzive, shënohet rasti i parë i infektuar me koronavirus në Kosovë
Dubois ‘i fik dritat’ Joshuas dhe mbron titullin...
Sekretet e mbijetesës në orbitë
”Google” shton rregullat, kontrolle kundër falsifikimeve dhe...
Kur barnat kundër dhimbjeve fillojnë të ndikojnë?
Consumer Reports zbulon dhjetë veturat më të mira dhe më të ...
10 këshilla që fëmija juaj të krijojë zakone të shëndetshme ...