Në Komunën e Tetovës është mbajtur mbledhje për koordinimin e aktiviteteve të nevojshme lidhur me masat konkrete për parandalimin e përhapjes së coronavirust në territorin e komunës.
Siç njoftojnë nga komuna, në mbledhje koordinuese janë marrë disa vendime, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të premten do të fillohet me dezinfektimin dhe deratizimin, si masë parandaluese në territorin e Komunës së Tetovës. Gjatë ditëve të ardhshme do të bëhet dezinfektim në vendet dhe objektet publike, me substanca kimike që nuk janë të dëmshme për shëndetin e njerëzve. Do të formohet shtab krize, i përbërë nga përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Qendrës për Menaxhim me Kriza, Qendrës për Shëndet Publik, NPK Tetova, Qendrës Klinike dhe Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë”, thonë nga komuna.
Sipas vendimit, shtabi për raste urgjente do t’i koordinojë aktivitetet e nevojshme për menaxhim me situatën me përhapjen e virusit.
“Këto aktivitete janë pastrim i tërësishëm dhe dezinfektim i rrugëve në qytet. Qytetarëve ju rekomandohet t’u ikin hapësirave të mbyllura, qendrave tregtare, spitaleve dhe kopshteve në këtë periudhë”, thonë nga Komuna e Tetovës.
Rastet e dyshimta të qytetarëve në Tetovë ju këshillohet që në rast nevoje të lajmërohen tek Qendra për Shëndet Publik në numrin e telefonit: 075-240-464./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...