Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari sot ka takuar drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, shkruan arbresh.info.
Jashari përmes një postimi në facebook ka shkruar se kanë nënshkruar Bashkëpunimi për dinamiken e realizimit të 20% të pagesës së shpronësim për ndërtimin e Parkut të Biznesit në Polac të Ri.
Ai ka shkruar se me këtë është bërë herë një hap më afër jetësimin të këtij parku.
“Edhe një hap më afër jetësimit të Parkut të Biznesit në Polac të Ri.
Sot me drejtorin menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi për dinamiken e realizimit të 20% të pagesës së shpronësimit për këtë projekt.
Me këtë memorandum brenda këtij viti do të realizohen të gjitha pagesat dhe kështu me përkrahjen edhe të Qeverisë qysh tani do të fillojmë me rregullimin e infrastrukturës për t’i hapur rrugë investimeve në komunën tonë”, ka shkruar Jashari./arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç