Familja e Duas në darkë me dhëndrin e tyre, Anwar Hadid

13:22 | 11 Mars 2020
A. B.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, tashmë është e njohur për lidhjet e saj të dashurisë.

Por, ajo momentalisht po shijon lidhjen e re me modelin Anwar Hadid që vjen pas ndarjes nga kuzhinieri Isaac Carew, në qershor të vitit të kaluar, shkruan portali arbresh.info

Çifti i bukur së fundi morën pjesë në darkën e 25-vjetorit të martesës së prindërve të saj në Ivy Asia St Paul’s në lindje të Londrës të martën në mbrëmje.

 

Dua rrëmbeu vëmendjen në një palë pantallona lëkure të kuq, të kombinuar me një bluzë të zeza dhe një xhaketë nga Balenciaga mbi supet e saj dhe këpucë nga marka “Bottega Veneta”, me vlerë 905 dollarë.
Anwar është pranë këngëtares thuajse në çdo koncert të sajin dhe i njëjti ishte prezent edhe në Kosovë në gusht të vitit të kaluar në festivalin “Sunny Hill”. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme