Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “që kur LSDM është në pushtet sistemi shëndetësor është pranë kolapsit”.
“Për shkak kësaj OBRM-PDUKM kur do të vijë në pushtet do të ofrojë masa reale përmes së cilave sistemi shëndetësor do t’i kthehet normalitetit”,shprehen nga OBRM-PDUKM, njofton telegrafi
Ata shtojnë se me ardhjen e tyre në pushtet do të ketë barna falas për grupet e rrezikuara si dhe heqjen e recetave dhe shërbime vetëm përmes letërnjoftimit.
“Kjo nënkupton digjitalizim të plotë të recetave, udhëzimeve, raportimeve dhe rezultanteve. Digjitalizimi i njësive radiologjike, ndërlidhja e tyre me të vetmen qendër që të shkurtohen procedurat dhe t’u lehtësohet sistemi shëndetësor i qytetarëve. Sistemi do të digjitalizohet në të gjitha pjesët, nga marrja e recetave elektronik te mjeku amë, deri te marrja e raporteve mjekësore”, shprehen nga kjo parti.
Sipas tyre, pas 12 prillit, OBRM-PDUKM do të formojë Qeveri që dp të ndihmojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Osmani bisedon me O’Brien për sulmin në Zubin Potok
Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të ...
Imitimi i banorëve të shtëpisë nga Gjesti shkakton të qeshur...
Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Zelensky: Ukraina po përshpejton prodhimin e raketave të rej...
Haradinaj në Prizren, publikon kandidatët për deputetë dhe p...