Ish-ministri i Shëndetësisë Vlladimir Dimov, ndërsa tani drejtor mjekësor në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, në një intervistë për “A1on” ka bërë krahasim në mes panikut të qytetarëve nga coronavirusi dhe nga gripi i shpendëve në vitin 2005, i cili në atë kohë ka qenë ministër.
Dimov thotë se gripi i shpendëve tek ne ka qenë i mbivlerësuar, ndërsa për coronavirusin thotë se duhet të merret seriozisht dhe të mos nënvlerësohet.
Ai bëri thirrje për vetëdije të lartë tek ata të cilët kthehen nga vendet me rrezik të lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Masat tjera që rekomandohen janë të përgjithshme – të lahen duart më shpesh, t’u ikim përqafimeve tradicionale, puthjeve gjatë përshëndetjeve, pasi janë një mënyrë për t’i ikur kontaktit të drejtpërdrejtë”, tha Dimov, i cili ftoi që të mos luhet “ruleti rus”, pasi çdonjëri mund të infektohet.
Sipas numrit të rasteve, Dimov thotë se virusi në Maqedoni është në fazën fillestare, duke shtuar se është e pritshme që të ketë raste të reja.
Dimov thotë se mbyllja e shkollave është masë adekuate për ta ulur kontaktin në mes fëmijëve, me çka ulet edhe rreziku për përhapjen e virusit.
Ndryshe, deri tani shtatë persona janë infektuar nga coronavirusi, ndërsa qindra të tjerë janë në izolim shtëpiak./Telegrafi/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua