Kushtëzimin e vazhdimi të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimit Evropian, me liberalizimin e vizave, nga ana e presidentit, Hashim Thaçi, ekspertët po e shohin si “komoditet” të marrë nga Uashingtoni zyrtar.
Analisti, Shkodran Ramadani, duke komentuar qëndrimin e presidentit Thaçi pas takimit me emisarët e Francës dhe Gjermanisë, thotë se Presidenti tashmë e ka më të lehtë që t’i adresoj kërkesat e tij tek Bashkimi Evropian në këmbim të vazhdimit të dialogut.
Sipas tij inkuadrimi i Uashingtonit në dialog po i jep komoditet Presidentit që të jetë më këmbëngulës në kërkesa.
“Për shkak se tash është tjetër adresë për dialog, presidenti Thaçi ka tjetër mundësi që të zgjedh mes dy opsioneve, e ka BE-në dhe SHBA-në. Presidenti tani ai e ka më të lehtë që me ndihmën e Uashingtonit të jetë në gjendje të shfrytëzoj BE-në për kërkesat që janë të mirëseardhura për qytetarët e Kosovës siç janë vizat, po të ishte BE-ja e vetmja mundësi për dialog presidenti Thaçi nuk do të mund të jepte ide të tilla, por Uashingtoni ja jep komoditetin dhe forcën për të bërë politikë të tillë”./arbresh.info/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...