Google ADS

Emisarët e Francës e Gjermanisë kërkuan që dialogun të vazhdojë BE-ja

10:02 | 11 Mars 2020
A. B.

Mesazhi i dy emisarëve francez dhe gjerman të cilët qëndruan të martën në Prishtinë duket të jetë mbajtja edhe më tej e dialogut brenda BE-së.

Kështu të paktën shprehen njohësit e çështjeve politike në vende, raporton arbresh.info

Sipas Shkodran Ramadanit, ardhja e tyre në Kosovë në këtë kohë më shumë do të ndikoj në minimin e pozitës së presidentit, Hashim Thaçi në dialog me Serbinë.

“Nuk besoj se ata kanë ardhë për ta forcuar pozicionin e Presidentit,  por kanë ardhë me minu pozicionin e tij dhe  me ndihmua Kurtin që me mbajt dialogun brenda matricës së BE-së. Ata kanë kërkuar që dialogu mos të zhvendoset krejt në duar të SHBA-së, por të mbetët edhe më tej brenda formatit të Brukselit, e që s’ka pas shumë sukses”-ka thënë ai.

Po ndryshe nga Ramadani e sheh mesazhin e emisarëve Blerim Burjani, analist i çështjeve politike.

Në një përgjigje dhënë për arbresh.info, Burjani thotë se çdo bllokadë e vazhdimit të dialogut prish raportet me partnerët si ShBA dhe BE.

“Ose heqje te taksës ose rënie te Qeverise”, vlerëson Burjani.

E ardhjen ne Kosovë të këtyre emisarëve e quajti bosh vetë Presidenti i vendit.

Pas takimit me ta vetë presidenti Thaçi para mediave tha se as nuk ka pasur premtim për liberalizimin e vizave, as ide për dialogun e as inkurajim për perspektiven evropiane.

“Premtime boshe. I zhgënjyer. Asgjë e re nga takimi me emisarët. Asgjë në liberalizimin e vizave, as ide të reja për dialogun, as inkurajim për perspektivën evropiane. Premtime boshe”, është shprehur Thaçi./V.selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme