Pogba mendon rinovimin e kontratës me United

09:32 | 11 Mars 2020
Arbresh Info

Mesfushori, Paul Pogba është duke menduar për ta rinovuar kontratën me Manchester United.

Francezi qysh nga viti i kaluar është i lidhur me largimin nga “Old Trafford” me dëshirën për të fituar ndonjë trofe, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, forma e mirë e “Djajve të Kuq” që nga transferimi i Bruno Fernandes, ka bërë që Pogba të mendojë nëse do të qëndrojë.

Sipas Daily Mail, Pogba dëshiron të formojë partneritet me portugezin që është duke impresionuar të gjithë.

Momentalisht francezi është duke u shëruar nga lëndimi dhe pritet të rikthehet këtë muaj.

Të interesuar për shërbimet e tij mbesin Real Madrid e Juventus./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme