Vetëm 25 % ose 500 milionë euro të kontribut- paguesve kosovarë janë investuar në vend vitin që lamë pas.
Pjesa tjetër ose rreth 75% e tyre janë investuar jashtë duke zgjedhur tregjet e Gjermanisë, Japonisë, Anglisë, Francës dhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E kriza ekonomike që mund të prek këto shtete pas përhapjes së virusit corona do të ndikoj edhe kë këto kontribute.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi. Ai ka kërkuar nga TRUST të informoj qytetarët vazhdimisht për gjendjen e tyre.
“Ekziston një rrezik i madh pas përhapjes së coronavirusit, ne besojmë si Odë se Trusti duhet t’i ketë parasysh këto dhe do të merr masa reciproke e jo pas një kohe të gjatë ne si qytetarë të informohemi mbi humbjet që janë shkaktuar në tregjet vendore nga investimet që i ka bo Trusti”, ka thënë ai.
Skenderi ka shtuar se nuk dihet as ku saktësisht janë investuar këto para.
“Nëse vazhdon kjo gjendje dhe rënie e ekonomisë ka rrezik që të bien edhe bursat, e kjo do të shkaktoj humbje të të hollave dhe mjeteve. Këto investime ne veç nuk e kemi ku janë investuar”, ka shtuar ai.
I pari i OAK-së ka shtuar se disa herë kanë kërkuar që këto para të investohen në Kosovë teksa ka kërkuar benfitet prej tyre.
“Ne si Odë e Afarizmit kemi kërkuar paratë e Trusitit të vinë në Kosovë dhe të investohen në biznese duke e pas parasysh se përfitimet që ne si qytetarë i kemi pas kanë qenë shumë të vogla ndërsa humbjet kanë qenë të mëdha në bazë të investimeve që i ka TRUST në banket e huaja ndërkombëtare. Me kthimin e investimeve në Kosovë qytetarët do të jenë dy herë përfitues, edhe në zhvillimin ekonomik edhe të hyrat që do t’i kenë nga rritja të hyrave nga Trust”, ka përfunduar ai.
Me rritjen e parave të Trust të investuara në Kosovë për 5% në fillim të këtij viti ishte ‘krenuar’ edhe kryesuesi i Bordit Drejtues të këtij institucioni, Ruzhdi Morina.
Ai ka thënë se bordi mirëpret çdo mundësi për investime në vend.
“Derisa në vitin 2018, rreth 20 për qind ose 328 milionë euro ishin të investuara në Kosovë, në vitin 2019, rreth 25 për qind ose rreth 500 milionë euro janë investuar në vend. Bordi mirëpret çdo mundësi për investime në vend, por gjithnjë duke pasur për bazë vetëm interesin e kontribuuesve”, ka thënë Morina.
Ndërsa drejtori i menaxhmentit të Trustit Pensional të Kosovës, Ardian Zalli. Kishte uruar që të rriten këto investime në Kosovë.
“Në këtë rast këto dy instrumente ofrojnë norma të ulëta të kthimit. Kështu që ne patjetër detyrohemi të investojmë në tregjet ndërkombëtare dhe shpresojmë që në të ardhmen do të ketë mundësi tjera financiare ku do të gjenerojë norma më të larta të kthimit të interesit. Për shkak se Trusti është i thirrur të punojë dhe investojë në interes të kontribuuesve dhe duhet shikuar se ku janë normat më të larta aty duhet të orientohet investimi”, kishte thënë Zalli.
Kujtojmë që përqindja më e madhe e këtyre mjeteve janë të investuara në tregjet e Gjermanisë, Japonisë, Anglisë, Francës dhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën