Vdekjet nga koronavirusi në Itali janë rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, me vendin që raportoi 463 vdekje totale nga virusi, nga më shumë se 9 mijë rastë të konfirmuara.
Po pse numri i vdekjeve në Itali është kaq i madh?
Jashtë Kinës, Italia ka numrin më të madh të vdekjeve në botë nga COVID-19, sëmundje e shkatuar në fund të vitit të kaluar. Niveli i vdekshmërisë së vendit nga COVID-19 në 5% është shumë më i lartë se mesatarja globale prej 3.4%, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit.
Një faktor që ndikon në nivelin e vdekjes është se vendi ka popullsinë më të vjetër në Europë, me rreth 23% të banorëve 65 vjeç ose më të vjetër, sipas Neë York Times. Mosha mesatare në vend është 47.3, krahasuar me 38.3 në Shtetet e Bashkuara, raportoi Times. Shumë nga vdekjet e Italisë kanë qenë në mesin e njerëzve në vitet ’80 dhe ’90, një popullatë e njohur të jetë më e ndjeshme ndaj komplikimeve të rënda nga COVID-19, transmeton portal arbresh.info
Shkalla e përgjithshme e vdekshmërisë gjithmonë do të varet nga demografia e një popullsisë, tha Aubree Gordon, profesor i epidemologjisë në Universitetin e Michiganit. Në këtë rast, niveli i vdekshmërisë së raportuar nuk është “moshë e standardizuar”, që është një mënyrë për të përshtatur për demografinë themelore të një popullate, tha ajo.
Për Live Science ai ka theksuar se ‘duke pasur parasysh moshën e vjetër të popullsisë në Itali, pritet që niveli i vdekshmërisë të jetë mesatarisht i lartë, në krahasim me vendet tjera’.
Përveç kësaj, përderisa njerëzit plaken, shansët për t’u prekur nga kanceri dhe diabeti janë të mëdha, sëmundje të cilat dobësojnë sistemin imunitar, tha Krys Johnson, një epidemiolog në Kolegjin Universitar Temple.
Johnson ka theksuar se njerëzit e prekur nga diabeti dhe sëmundjet kancerogjene janë më të rrezikuar nga koronavirusi.
LEXO EDHE: Fjolla Morina: Tymi i Obliqit është më i fortë se koronavirusi, mos u tutni
Një çështje tjetër mund të jetë numri i njerëzve në një zonë të caktuar që kërkojnë kujdes mjekësor – të kesh shumë njerëz të sëmurë rëndë në një rajon të vetëm mund të mposhtin potencialisht sistemin mjekësor. Ai vuri në dukje se kjo ka të ngjarë të ndodhte në Ëuhan, Kinë, ku filloi shpërthimi i koronavirusit dhe që pa shumicën e rasteve të COVID-19 në Kinë. Një raport i fundit nga OBSH zbuloi se shkalla e vdekshmërisë ishte 5.8% në Ëuhan, krahasuar me 0.7% në pjesën tjetër të vendit, raportoi më parë Live Science.
Në Korenë Jugore janë bërë më shumë se 140 mijë teste, por fataliteti ka gjetur një përqindje prej 0.06 përqind.
Johnson ka theksuar se ende nuk dihet numri i caktuar i njerëzve të infektuar. Ai ka theksuar disa njerëz kanë simptoma më të lehta dhe se mund të mos testohen. Johnson dyshon se shkalla e vërtetë e vdekshmërisë në Itali është më afër nivelit global të fatalitetit prej 3.4%.
Italia ka kryer një numër të konsiderueshëm testimesh, më shumë se 42 mijë nga dita e shtunë. Megjithatë, shpërthimi është mjaft i konsiderueshëm, prandaj kërkohen edhe më shumë testimet për të identifikuar të prekurit./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua