Mourinho: Asnjë skuadër në botë nuk do ia dilte nëse i mungonin lojtarët kryesorë

08:42 | 11 Mars 2020
Arbresh Info

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho beson se lëndimet kanë shkaktuar eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Dje RB Leipzig fitoi me rezultat bindës 3 – 0 ndaj Spurs dhe kaloi në çerekfinale, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku portugez beson se pa lojtarët kryesorë çdo skuadër në botë nuk do ia dilte të gjejë formën e duhur.

“Shihet se kemi probleme të shumta me lëndime. Imagjinoni Leipzig pa Sabitzer, Shcick, Werner, a do arrinin të fitonin?”.

“Mendoj se çdo skuadër në botë do e vërente mungesën e pesë ose gjashtë lojtarëve kryesorë, është shumë thjesht”.

“Çdo lojtarë që ishte në stolin e Leipzig, në ekipin tim do luante. Në këto momente do i lejoja të luaja sepse nuk kam lojtarë, ky është problem i madh”, theksoi Mourinho.

Ndeshja e radhës për klubin anglez është kundër rivalit, Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme