Serbia vazhdon të shënojë raste të reja të infektuarve me koronavirus.
Sipas uebfaqes covid.rs, në Serbi deri në ora 8 të mëngjesit të sotëm janë shënuar gjithsejtë 12 raste të konfirmuara të koronavirusit.
Deri më tnai ende nuk dihet se ku gjenden të infektuarit dhe në cilën shkallë është gjendja e tyre shëndetsore, transmeton lajmi.net.
Në Institutin Torlak janë testuar gjithsejtë 130 persona që janë paraqitur si të dyshuar.
Nga raportimi i fundit deri sot në ora 8 të mëngjesit të 11 marsit janë testuar 13 persona nga të cilët shtatë kanë dalë pozitiv dhe gjashtë të tjerë negativ.
Sot në ora 11 është caktuar një takim i ri i krerëve të shtetit dhe epidemologëve në lidhje me masat e reja për parandalimin e zgjerimit të koronavirusit./Lajmi.net/
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...