Google ADS

Digjet banesa në Tiranë, policia shpëton fëmijën

09:03 | 11 Mars 2020
A. B.

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si 9 katëshet, ndërsa nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Më datë 11.03.2020, rreth orës 07:05, në rrugën e ‘Dibrës’ në kryqëzim me rrugën e ‘Barrikadave’, ka rënë zjarr në banesën 1-katëshe të shtetasit K. A., ku ishte një fëmijë brenda, i cili u nxor në mënyrë të menjëhershme nga punonjësit e Komisariatit Nr.4, dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore”, njoftoi policia.

Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga raportimet paraprake, dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Ora News/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme