Koronavirus, Wuhan fillon t’i kthehet jetës normale

08:11 | 11 Mars 2020
Trina Galanxhi

Qyteti kinez prej të cilit u shfaq fillimisht shpërthimi i koronavirusit, ka filluar ta marrë vetën.

Disa industri në qytetin kinez, i cili për shumë kohë ka qenë në karantinë, do të rifillojnë punën, transmeton portal arbresh.info

Në njoftim thuhet se sektorët kryesorë si transporti publik, furnizimet mjekësore dhe prodhuesit e nevojave të përditshme, do të lejohen të kthehen në punë.

LEXO EDHE: 86 vjeçarja amerikane rezulton me Koronavirus, më 3 mars kishte qenë në Tiranë

Industri të tjera që ndikojnë në zinxhirët e furnizimit kombëtar ose global gjithashtu mund të rifillojnë – me lejen e autoriteteve përkatëse.

Pas Kinës vendi më i prekur më koronavirus është Italia, e cila ndodhët në karantinë.

Italia ka ndaluar hyrjet dhe daljet nga vendi i saj me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit që po merr jetë.

Në Kinë kanë humbur jetën më shumë se 3 mijë persona për shkak të koronavirusit./arbesh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme