Në Shqipëri deri tani janë konfirmuar 10 raste me COVID-19. Në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në total janë testuar 114 raste të dyshuara nga të cilat 10 kanë rezultuar pozitive për COVID-19. Bëhet fjalë për dy të konfirmuarit e pare me COVID-19 të deklaruar dhe 6 persona të tjerë kontakte të ngushta të këtyre të sëmurëve si dhe 2 raste të reja të palidhura me dy rastet e para, njëri prej të cilëve në qytetin e Durrësit.
Në Laboratorin e Virologjisë në ISHP janë siguruar kitet e nevojshme dhe mund të kryhen 200 deri në 500 analiza në ditë për COVID-19.
Sipas Urgjencës Kombëtare janë trefishuar thirrjet drejt numrit 127. Në 24 orët e fundit janë pritur 3027 thirrje, prej të cilave 1128 janë vlerësuar për COVID-19.
Masat e reja nga MSHMS për të parandaluar përhapjen e COVID-19:
– Mbylljen për publikun deri në datën 3 prill 2020 të gjitha ambienteve që ofrojnë shërbime, lokale nate, disko, apo të tjera lloje shërbimesh.
– Mbylljen për publikun deri në datën 3 prill të ambienteve të mbyllura të dedikuara për argëtimin e fëmijëve apo të rinjve, aktiviteteve në palestra, qendra sportive, pishina, qendra kulturore, qendra sociale, apo qendra argëtimi.
– Për qendrat sociale që ofrojnë shërbime si të moshuarit, PAK, fëmijët jetimë, do të shmanget, do të kufizohet kontakti me persona jashtë strukturës ku ata banojnë. Kjo është një masë që do të merret nga Shërbimi Social Shtetëror për institucionet rezidenciale publike dhe jo publike.
– Gjatë ditës aktivitete e bareve, restoranteve, lokaleve të ofrojnë shërbim për klientët duke respektuar distancën 2 metra ndërmjet tavolinave dhe 1 metër të njeriut nga njeriu. Nëse kjo normë nuk do të zbatohet do të vendosim edhe orare për to.
– Institucionet publike duhet të hartojnë një plan masash deri ditën e nesërme për sigurimin e ofrimit të shërbimeve, prioritete për qytetarët brenda fushës së përgjejgjësisë së tyre dhe duhet të shfrytëzojnë platformat e tyre dhe e-albania duke shfrytëzuar edhe modele të njohura të punës në distancë.
– Për shërbimet publike për të cilat nevojitet kontakti i drejtëpërdrejtë me publikun, institucionet publike duhet të pajisin institucionet me mjete mbrojtëse personale me qëllim ruajtjen e shëndetit të tyre.
– Institucionet publike që ofrojnë shërbime pritje, të marrin masa për të ofruar shërbime online dhe të reduktojnë ato shërbime që kanë mundësi të japin online.
– Oraganet e Shërbimit Postar duhet të garantojnë vazhdimësinë e shërbimit dhe të garantojnë masat për të kufizuar kontaktet me njerëzit. Këtë muaj dhe deri në përfundim të kësaj situate të gjithë pensionistëve do t’i dërgohet pensioni në shtëpi me kosto zero, duke u mbështetur nga ministria e Financave dhe Ekonomisë.
– Punëdhënësit privat të marrin masa për parandalimin e transmetimit dhe përhapjen e virusit gjatë aktivitetit të punës. Kontakti i punonjësve të reduktohet dhe të shmange të gjitha rastet kur shërbimi ofrohet online.
– Për të mbrojtur shëndetitn publik; ndalohen aktivitet sociale, kulturore dhe sportive. Grumbullimi masiv i personave në ambiente publike, me përjashtim të rasteve të caktuarështë i ndaluar, dhe në çdo rast distanca nga njëri tek njëriu nuk duhet të jetë më e vogël se një metër.
– Detyrohen të gjithë personat që kanë hyrë në Shqipëri nga zona me risk epidemiologji ta deklarojnë këtë rrethane tek instituiconi përgjegjës që është ISHP, nëse ata nuk e kanë plotësuar skendën kur kanë hyrë në vendin tonë. Duhet ta plotësojnë këtë skedë me detyrim.
– Do të pezullohen përkohësisht të gjithë proceset dhe procedurat për konkurset publike të punësimit të personelit.
Gjithashtu bazuar në urdhrat e nxjerrë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu do të bëhet:
– Ndalimi i ndërhyrjeve operatore kirurgjikale të planifikuara duke përjashtuar këtu të gjitha ato ndërhyrje operatore të cilat kanë lidhje me patologjitë malinje.
– Mbyllja e institucioneve arsimore publike dhe jo publike për një periudhë dy javore nga hyrja në fuqi e këtij urdhëri (23 Mars 2020).
– Mbyllja e aktiviteteve publike dhe jopublike të tilla si aktivitete sportive, aktivitete kulturore dhe konferenca, deri në datën 3 prill 2020.
– Anullimi i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo ta hapura të tilla si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, deri në datën 3 prill 2020.
– Në ambientet e shërbimeve të urgjencës mjekësore, në instituticonet e kujdesit shëndetësor, ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe/ose familjarëve të pacientëve më përjashtim të rasteve kur një kërkesë vjen nga drejtoria spitalore
– Në ambientet e shërbimit spitalor ku janë duke marrë trajtimin spitalor pacientët ndalohet hyrja e shoqëruesve dhe/ose familjarëve të pacientëve me përjashtim të rasteve kur një kërkese e tillë vjen nga drejtoria spitalore. Ky është një rregull që ka qenë më parë me orare të kufizuara, në kuadër të masave për frenimin së përhapjes së koronavirusit ne kemi marrë këtë vendim dhe ftojmë qytetarët që të zbatojnë këtë rregull.
– Të gjithë shtetasit që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe vijnë nga zona e izoluar në Itali, të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore në ambientet e banesave të tyre si një masë parandaluese për mospërhapjen e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19
– Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore nga Republika e Shqipërisë deri në një urdhër të dytë.
– Eksporti i branave dhe pajisjeve mjekësore do të kryehet vetëm me autorizim të posaçëm të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Me vendim të Këshillit të Ministrave qeveria shqiptare vendosi në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale një fond prej 400 milion lekë për marrjen e masave për plotësimin e nevojave paraprake për infeksionin e shkaktuar nga COVID-19.
Me vendim të Këshillit të Ministrave qeveria shqiptare vendosi caktimin e shtëpisë së pushimit të ushtarakëve të FARSH-it, prona nr.231, me emërtim “Shtëpia e pushimit të ushtarakëve”, me vendndodhje në Plepa, Durrës, si strukturë për shërbimin e karantinës, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të marrin të gjtiha masat për të siguruar shërbimin shëndetësor dhe psikosocial për personat që vendosen në karantinë, sipas legjislacionit në fuqi.
MSHMS rekomandon qytetarët që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenjat e infeksionit viral të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetësore.
Bazuar në rekomandimet e OBSH, MSHMS këshillon qytetarët për shtimin e masave të higjenës dhe ndjekjen e këtyre rregullave: Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të rrugëve të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve dhe dezifektimin e tyre, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose mjedisin e tyre. Shmangia e kontaktit të pambrojtur me kafshët (qofshin ato shtëpiake apo të egra). Personat me simptoma të infeksioneve akute të rrugëve të frymëmarrjes duhet të praktikojnë higjienën respiratore të lidhur me kollën (ruajtja e distancës, mbulimi me shami /letër ose rrobe kur teshtijnë apo kolliten, larjen e duarve). Mosprekjen e fytyrës me duar.
Situata ndërkombëtare sipas ECDC-së është si më poshtë:
Në nivel global, janë raportuar në total 114 243 raste të konfirmuara me COVID-19, dhe në total 4023 vdekje. Azi: 96 124 raste të konfimuara- 3456 vdekje Afrikë: 95 raste të konfirmuara- 1 vdekje Amerikë: 931 raste të konfirmuara- 28 vdekje Oqeania: 105 raste të konfirmuara- 3 vdekje.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen