Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Guvernatores së Përgjithshme të Kanadasë, shkëlqësisë së saj, Julie Payette.
Krahas ceremonisë protokollare, Ambasadori Kryeziu është pritur nga Payette në rezidencën e saj protokollare në Rideau Hall, ku në një takim tête-à-tête kanë diskutuar më gjerësisht mbi marrëdhëniet e shkëlqyera që mbretërojnë mes Kosovës dhe Kanadasë, njofton Klan Kosova.
Adriatik Kryeziu është diplomat karriere. Ai është pjesë e shërbimit të jashtëm-diplomatik të Kosovës që nga themelimi i saj, më shumë se 12 vjet.
Ka shërbyer në Drejtorinë Politike të Ministrisë së Jashtme, ndërsa për dy vjet e ka drejtuar misionin diplomatik të Kosovës në Pragë.
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...